Një modele ruse 27 vjeçe përflitet se është e dashura e radhës e këngëtarit Mick Jagger. Masha Rudenko thuhet se ka bërë me dhimbje koke balerinën amerikane Melanie Hamrick, e cila pret fëmijën e tetë të liderit të “Rolling Stones”.
Hamendësimet se Rudenko është vërtet e dashura e këngëtarit 73-vjeçar u shtuan pasi ajo
refuzoi të korrigjonte deklaratën e një shoqes së saj, e cila tha se modelja ishte e dashura e Jagger.
Rudenko, e cila thuhet se ka lidhje me Jagger prej 1 viti e gjysmë, e ka ndjekur Jagger në festivalin e tetorit
Coachella dhe ka postuar një foto me të në skenë.



