Nesër nis shkolla, Baka: Është hartuar plani i masave, do ketë shtim të forcave policore

Nesër nis shkolla, Baka: Është hartuar plani i masave, do ketë shtim të forcave policore

Shefi i trafikut dhe patrullimit në Tiranë, Gerard Baka, në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar për masat e marra nga Policia e Shtetit sa i përket kontrollit të trafikut në ditën e parë të shkollës.

Ai u shpreh se është hartuar plani i masave dhe mënyra se si do operohet pranë shkollave, ndërsa theksoi se në afërsi të tyre do të ketë dhe forca të shtuara policore.

Sipas tij janë disa akse të cilat janë dhe më problematike, ku dhe në to janë marë masat për ti pasur në kontroll.

Është hartuar plani masave se si do operohet vendosja e shërbimeve policore në afërsi të shkollave dhe pranë kryqëzimeve ku pritet të ketë fluks. Shumica e prindërve janë të interesuar të shkojnë sa më komod fëmijët e tyre në shkolla, prandaj kemi hartuar planin e masave dhe duke nisur nga orët e para të mëngjesit nesër dhe ditët në vazhdim do ketë shtim të forcave policore për të bërë të mundur kontrollin e trafikut.

Ka disa akse të cilat janë më problematike, ne nesër do eksperimentojmë dhe do shohim se cilat segmente do të ketë fluks të madh ku kemi përqendruar dhe forcat tona si hyrjet-daljet e kryeqytetit, pallati me shigjeta, rrethi Arben Broci, Laprakë, segmenti te kryqëzimi Liceut dhe rruga Dibrës pritet të ketë shtim fluksi, por dhe rruga Hoxha Tahsim. Jemi të përgatitur dhe do bëjmë maksimumin tonë për të menaxhuar këtë trafik ndërsa i bëjmë apel prindërve që kanë mundësi të shkojnë në këmbë në shkollë të shmangin makinat.

I pyetur nëse ushtrohen kontrolle për sigurinë e nxënësve në furgonat e shkollës ai u shpreh që sigurisht që është bërë dhe do vijojë të jetë periodik përgjatë të gjithë vitit shkollor.

Absolutisht që policia rrugore në bashkëpunim me atë bashkiake dhe më gjerë ka ushtruar herë pas here kontrolle dhe do vijojnë me të tilla kontrolle përgjatë të gjithë vitit që kontrolle të tilla të jenë periodike për të garantuar sigurinë e nxënësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy