Komitet i Përbashkët Konsultativ me BE-në/ Rama: Po advokojmë që të jemi të pranishëm në PE

Komitet i Përbashkët Konsultativ me BE-në/ Rama: Po advokojmë që të jemi të pranishëm në PE

<p>Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, kryeministri Edi Rama tha se do krijohet një&nbsp;Komitet i Përbashkët Konsultativ me qëllim fuqizmin e bashkëpunimit me BE dhe integrimin në union.&nbsp;</p> <p>Ndër të tjera kreu i qeverisë tha që po advokohet që Shqipëria të jetë e pranishme në Parlamentin Europian.<p> <p><em>"Po advokojmë që të jemi të pranishëm edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputet, me të drejtë vote, por me ekipet tona, që do përgatiten për fazën e ardhshme, kur ne do kemi eurodeputetët tanë në PE</em>”.</p> <p>Duke folur në lidhje me Komitetin e Përbashkët Konsultativ, Rama tha:<p> <p><em>“Kemi patur një diskutim mjaft të mirë dhe të këndshëm, më vjen mirë që mendojmë njësoj për një sërë çështjesh. Na sjell shumë energji të reja fakti që kemi mund të finalizojmë procedurën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultativ, provë jo vetëm e angazhimit tonë, por edhe besimit të fortë që ne kemi se procesi integrimit në BE nuk është thjesht një çështje që i përket qeverisë, por u përket të gjithë qytetarëve, edhe përfshirjen e shoqërisë civile. Në këtë aspekt, unë jam veçanërisht i emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë Presidenti Ropke dhe i gjithë ekipi i tij, kjo për arsyen se na jep mundësinë që t’u tregojmë qytetarëve tanë dhe aktorëve në vendin tonë, jo thjesht përmes gjërave që themi ne, por përmes një institucioni këtu në BE se sa e rëndësishme është që rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë që duhet gjithë shoqëria, jo vetëm disa aktorë. Dhe konsultimet me organizatat e shoqërisë civile si një punë normale dhe e rregullt për çdo nismë kyçe në këtë proces është e domosdoshme. Ne presim që me anë të këtij angazhimi dhe kësaj përfshirje dhe këtyre konsultimeve do shohim që edhe vet konsultimet do bëhen më thelbësore dhe se ky ndërveprim brenda shoqërisë sonë do bëhet edhe më i rëndësishëm. Me këtë Komitet të Përbashkët Konsultativ që do krijohet do kemi një mekanizëm tjetër dialogu me Komitetin Ekonomiko-Social Europian”.<em><p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy