Moti me shi/ Paci: Në ish-kënetën e Torovicës rreth 20 hektarë tokë e përmbytur (VIDEO)

Moti me shi/ Paci: Në ish-kënetën e Torovicës rreth 20 hektarë tokë e përmbytur (VIDEO)

Rajoni i Lezhës është më problematik aktualisht si pasojë e motit të keq. Po për nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës, Ermal Paci, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, situata po shkon drejt normales.

Sipas tij, veçohet situata jo e mirë me ish-kënetën e Torovicës, ku raportohet të jenë përmbytur 20 hektarë tokë.

“Deri tani raportohen 45 milimetra shi, gjatë mesditës nuk kanë qenë reshje të shumta shiu. Situata, përveç në ish-kënetën e Torovocës, ku rreth 20 ha tokë janë të përmbytura, nuk kemi probleme të tjera, situata është nën kontroll. Bashkia ka ngritur grupet e punës, të cilat janë në terren gjatë gjithë kohës”.

Sipas nënkryetarit Paci, nuk raportohet probleme të zgjatura me energjinë elektrike dhe se hidrovoret janë në gjendje normale pune.

“Hidrovoret janë 100 përqind në funksion, nuk kanë munguar kapaciteti i tyre. Pastaj ka pasur defekte të herëpashershme me energjinë elektrike, aty ku ka pasur kolapse ka ndodhur të ngelin edhe pa 2-3 orë pa energji elektrike, ato janë informacione të OSSH, kurse sa i përket hidrovoreve, furnizimi me energji elektrike aty ka qenë 24 orë dhe kanë funksionuar normalisht. Pra situata është përmirësuar nga mëngjesi, po shkon drejt normales”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy