
Boris Johnson iu drejtua popullit ukrainas për ta siguruar që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm atë vend edhe pas largimit të saj.
Kryeministri e tha këtë në fjalimin drejtuar kombit në të cilin ai njoftoi dorëheqjen e tij si udhëheqës i konservatorëve. Fjalimi nga Johnson ishte me një ton të sigurt dhe optimist, pavarësisht gjithçkaje, dhe u mbajt para një grupi të vogël ministrash dhe zyrtarësh besnikë, dhe Zonjës së parë Carrie me një qen në krahë.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Kramatorskut, Oleksandr Honckarenko bëri me dije për kanalin Kramatorsk Rada se ka pasur një sulm ajror në qendër të qytetit dhe për pasojë ka pasur dhe viktima.



