Klea Meta është një e re nga Shqipëria e cila studion për shkenca kompjuterike në SHBA.

Për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu fillet e eksperiencës së saj në New York dhe përshtatjen me ambientin atje.

Po bëj dy vite atje dhe studiojë për shkenca kompjuterike, kur u kam thënë fillimisht prindërve u befasuan, edhe pse unë isha studente me 10ta, dhe normalisht prindërit donin më afër, në Evropë.

Mundohem që atje ta shoh jetën më gotën gjysmë plotë, dhe e kam pasur ëndërr të studiojë atje.

Normalisht kur shkon atje të studiosh, ka të bëj me jetën, njeh shumë gjëra, shumë kulture, të hapen shumë mundësi. Unë e kam menduar që kam një mundësi më shumë atje, por gjithsesi akoma më e vendosur se çfarë do bëj me tej, nëse do qëndroj ose do kthehem pasi jam shumë e lidhur me familjen dhe e dua pranë.

Por çfarë e bëri të veçantë qëndrimin në SHBA. Meta thotë se nëpër rrugët e New Yorkut, ka takuar VIP të n ndryshëm amerikan dhe jo vetëm, me të cilët ka bërë edhe foto.

Nëpër rrugët e New Yorkut, mund të takosh rastësisht VIP e filmit dhe jo vetëm. ata janë shumë të thjeshtë. Fillimisht kam takuar aktoren turke Bihter, të cilës i rrëfeva që jam nga Shqipëria dhe e priti mjaft mirë.

Pastaj takimi me aktorin Brandlye Cooper, i cili po priste vajzën duke blerë akullore. Më pas Dabid Harbour në një kafene, me të cilin poashtu kam bërë foto.

Kurse takimi me Irina Shayk, ishte një femër 2 metra e gjatë, e thjeshtë, e pa grimuar fare, kur donim të bënim foto, vuri syze. Atje Vip janë shumë të thjeshtë dhe ecin normalisht nëpër rrugët e New Yorkut sepse e dinë që njerëzit nuk i bezdisnin, nuk janë si në Shqipëri që ke frikë tu afrohesh për foto se mos nuk të pranojnë pastaj dhe mund të ndërrosh mendim për ta.