KLD-ja lë Ina Ramën jashtë gjyqësorit

KLD-ja lë Ina Ramën jashtë gjyqësorit

Ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, mbetet jashtë sistemit të drejtësisë. Në një nga mbledhjet e ditëve të fundit, KLD-ja ka refuzuar të propozojë emërimin e saj në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Këshilli ka lënë pa zbatuar një vendim gjykate të formës së prerë që e detyronte të propozonte emërimin e ish­-kryeprokurores në Apel, raporton “Panorama”. Bëhet fjalë për vendimin e Apelit Administrativ, të 26 tetorit 2015. Në dispozitat e vendimit, Apeli përcaktonte ndër të tjera “detyrimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e paditëses Ina Rama në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë”. Kjo nuk ka ndodhur në mbledhjen e 4 nëntorit 2016 të KLD­-së, mbledhje gjatë së cilës janë plotësuar gjashtë vende vakante në Apelin e Tiranës.

Sipas procesverbalit të mbledhjes, ka qenë anë­ tari Neritan Cena ai që ka këmbëngulur në zbatimin e vendimit të Apelit Administrativ, duke theksuar se në të kundërt, vendoset një precedent shumë negativ. Emri i ish-­kryeprokurores Rama është futur në votim, por nuk ka mundur të marrë votat e nevojshme. Ajo është votuar vetëm nga dy anëtarë. Ky vendim i KLD-­së e lë Ramën jashtë sistemit gjyqësor për një periudhë të pacaktuar, në një kohë që KLD është në prag të shkrirjes, për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit “Për statusin e gjyqtarit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy