Vijon beteja për shuarjen e zjarrit në pyllin e Darëzezës, zjarrfikësit në luftë me flakët

Vijon beteja për shuarjen e zjarrit në pyllin e Darëzezës, zjarrfikësit në luftë me flakët

Beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit vijon edhe në ditën e 6-të, në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier.

Forcat operacionale kanë qenë në terren deri në mesnatë pasi të favorizuara nga era e fortë detare, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Darëzezës ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të.

Dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri të rrezikshme ndërkohë që përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektivë, 40 efektivë të forcave të armatosura, punonjës të ADZM, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes.

Vatrat e zjarrit aktualisht janë me intensitet të ulet për shkak të vesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy