
Më ndryshimin e orës ndodh që edhe përshtatje te disa njerëz të jetë e çrregullt dhe te disa më e shpejt.
Psikologia klinike Anora Kroj, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pohon se ndryshimi i orës ka një ndikim psikologjik te njerëzit.
Kjo për faktin se lidhet edhe me ndryshimet e humorit bashke me ndërrimin e sezonit dimëror.
Patjetër që ndërrimi i orës ka një ndikim psikologjik te njerëzit. Por do ti ndaja në dy grupe, te individët që ka një ndikim shumë të ulët ose fare dhe te ata që ka një ndikim më të lartë.
Dhe këtë do ta lodhja sepse bashkë me ndryshimin orës është edhe ndryshimi i sezonit. Dhe janë disa individë që kanë çrregullim të humorit sezonal. Kur ndryshon ora , ajo bëhet indikator, bëhet si shkak për të përjetuar më shumë, por jo se ora vetë ora është shkaku kryesor, por sinjalizon se po hymë në një stinë të re dhe kemi më pak ekspozim në diell dhe mund ta shikojnë si izolim.
Ke individ që e përjetojnë më keq.
Psikologia klinike thotë se preferenca e njerëzve me ndërrimin e orës më lidhet me dëshirën për gjumë.
Individ të cilët kanë dëshirë për të pasur në gjumë më të mire dhe më të plotë e kanë më me qejf ketë ndryshimin e orës në sezonin e dimrit.
Por ndodh me kundërta me ata persona që u pëlqen me shumë diell dhe duan të dalin dhe preferojnë më shumë orën verore.



