Ciko: Çmimet në Shqipëri, 80% më të shtrenjta se produktet që tregtohen në Europë

Ciko: Çmimet në Shqipëri, 80% më të shtrenjta se produktet që tregtohen në Europë

Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, për studimin e realizuar prej tij thotë se çmimet në Shqipëri janë shumë më shtrenjtë se në Bashkimin Europian.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se ideja e studimit bazohet në përvojën që të gjithë konsumatorët shqiptarë kanë me produktet që blejnë në Shqipëri dhe ndryshe nga pritshmëritë që presin që produktet që blejnë jashtë Shqipërisë jenë më të shtrenjta, ndodh e kundërta.

Sipas tij, i njëjti produkt ka çmim tepër më të lartë në Shqipëri.

Mesatarja e çmimit në 150 produkte të studiuara është 80% më e lartë në vendin tonë, kjo është më e lartë në produktet ushqimore.

Produktet ushqimore në marketet në Shqipëri, shiten dyfish më shumë nga sa të njëjtët operator i shesin në vendet europiane.

Po të krahasojmë çmimet që sot aplikohen në Shqipëri dhe në Europë, rezultojnë 80% më të shtrenjta.

Kjo dëshmon për një realitet që është i rëndë për konsumatorin shqiptar, është një kosto që ka vite që ekziston për shkak të strukturimit të tregut të brendshëm.

Duke pasur parasysh që Shqipëria është ndër vendet më të varfra në Europë, ka një diferencë të konsiderueshme në raport me vendet e Bashkimit Europian.

Tregu shqiptar është një treg i monopolizuar, me 4-5 operatorë. Kompanitë janë të prirura që të rrisin çmimet pasi konsumatori nuk ka zgjidhje, nuk ka alternativë tjetër.

Mungesa e konkurrencës është thelbi i gjithë kësaj problematike. Dhe kjo pasqyrohet edhe nga ndryshimi i raportit mes euros dhe lekut.

Janë tre kompani europiane të përfshira në studim. Të ardhurat janë në lekë, shpenzimet në euro.

Asnjë kompani në dy vitet e fundit nuk ka bërë rritje të çmimeve në treg, por kjo gjë ka çuar në rritje të fitimit.

Kur jemi në pozitë de fakto monopol në treg, ku ka pak operatorë në treg, fitimet shkojnë për kompanitë, kurdo që ndryshon raporti i lekut me euron.

Raporti mes lekut dhe euros do i bënte çmimet më të ulëta.

Ne kemi një problem të rëndësishëm në Shqipëri sepse mungon frika e kompanive të mëdha nga kontrolli i shtetit.

Krahasuar me atë që ndodh në BE dhe SHBA, ku shteti është tepër vigjilent për situata të tilla dhe ndryshon në mënyrë agresive për të marrë masa, padyshim edhe kompanitë janë të prirura për të shfrytëzuar çdo hapësirë.

Jo vetëm kompanitë e shfrytëzojnë çdo hapësirë që kanë në treg, por institucionet dhe qytetarët kanë një ndjenjë sigurie dhe besimi se kompanitë ndërkombëtare nuk janë të përfshira në praktika të tilla, por kjo është totalisht e gabuar.

BE dhe SHBA vendosin gjoba mbi kompanitë më të mëdha në botë. Asnjë kompani nuk është e përjashtuar nga abuzimet.

Ndryshimi duhet të vijë së pari nga vetë kompanitë. Edhe qytetarët duhet të ngrënë zërin dhe flasin me zë të lartë pasi kjo është një padrejtësi që iu bëhet.

Është gjëja më normale që të kërkojmë që ti blejmë produktet me të njëjtat çmime që shiten në Europë.

Nëse çmimet do të ulen, padyshim që do të rritet konsumi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy