“Prita” kap 23 kg drogë, 4 të arrestuar në Kukës

“Prita” kap 23 kg drogë, 4 të arrestuar në Kukës

Katër persona janë vënë në pranga me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të një operacioni të koduar “Prita” në Kukës.

1-Arbresh Kalia, 31 vjeç  banues në fshatin Gurë, Dibër.

2-Rexhep Likdeda, 39  vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.

3-Partizan Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.

4-K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Bicaj- Kukës, janë kapur në flagrancë  me një sasi rreth 23 kg lëndë narkotike, të cilën po e transportonin në mjetin tip “Fugon”, me targa TR 2797 T.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike si dhe u bllokua automjeti tip “Fugon”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy