
Nisja e takimit të Këshillit të Sigurimit nën drejtimin e kryeministrit Rama dhe thirrja për të folur para anëtarëve të këtij këshillit, presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky ka sjellë dhe reagimin e fortë të përfaqësuesit rus Vasily Nebenzya.
Lidhur me këtë, politologu Ilir Kalemaj në studion e ‘MCN Live’ u shpreh se në mënyrë absolute priste që kryeministri Rama të përdorte kartën e tij të fortë politike, ‘kartën e befasisë’ në mënyrë që të përcjell mesazhe të caktuara në elektorat.
Ai tha se Rama e arriti atë që donte, vëmendjen e ndërkombëtarëve, ndërsa theksoi se vetë Shqipëria ka pasur fat në arenën ndërkombëtare. Sipas Kalemajt, Rama është dhe do vazhdojë të jetë kryeministër i të gjitha profileve institucionale dhe se ai gjithmonë gjen mënyrën për të spikatur.
Ishte një mënyrë për të faktorizuar Ramën, i cili nuk mund të linte këtë rast unikal që i bie njëherë në kaq Shqipërisë si short ta shfrytëzonte për të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Fjalimi i tij u bë dhe më i njohur për shkak të tëitter të Zelensky i cili shoqëronte batutat e Ramës. Kur them batutë ju referova çështjes që përmendi operacionin special, dhe ndërkohë që ne të gjithë e dimë se njëra pjesë e botës është një pushtim i hapur kështu që duke luajtur me këtë term ju përgjigj me batutë debatit procedural.
Shqipëria ka pasur fat vitet e fundit në arenën ndërkombëtare, por dhe përcaktimi i axhendës është i caktuar nga situatat gjeopolitike. Rama u mundua të merrte mantelin e paqes, bëri rolin e ministrit të jashtëm dhe ai do jetë i destinuar të jetë kryeministër i të gjithë profileve institucionale sepse është pjesa e komunikimit me publikun që ai e bën mjaft mirë dhe kjo është ajo që atij i sjell më shumë vota dhe pushtet. Rama duke dashur të bëjë protagonistin në çdolloj forumi e gjen diçka për të spikatur dhe pse me njëfarë kostoje.



