I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, vijon të japë dëshmi të reja përballë hetuesve, mbi krimet e kryera apo porositë e marra për ekzekutime. Mes tyre, sipas Tafanit, ka edhe emra të njohur të hetuesve shqiptarë, siç është ajo e SPAK Doloresa Musabelliu, apo ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Seilimit. Ai kishte marrë porosi nga Laert Haxhiu për ti vrarë ato, përfshirë edhe avokatin në Lushnjë, Adriatik Doga. Ndërkohë, ky i fundit e cilëson trillim porositjen e vrasjes së tij.



