Bora Kaziu, nëndrejtore Teknike e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit në një lidhje skype me studion e lajmeve MCN u shpreh se aktualisht nuk kemi mungesa të dhurimit të gjakut, por ka vend për të bërë edhe më mirë.
Ajo tha se krahasuar me një vit më parë kemi 50% më shumë dhurues vullnetarë, ndërsa theksoi se ata caktojnë vendin dhe orarin ku duan të dhurojnë gjak. Sipas saj, prioritete janë fëmijët talasemikë, por edhe të sëmurët kronikë, ndërsa shtoi se këtë vit kanë arritur dhe objektivin që synonin, pasi nuk ka më dhurime me pagesë.
Intervista e plotë
1.Zonja Kaziu, fillimisht si paraqitet situata aktualisht, pasi të dhënat flasin sërish për mungesa?
Nuk mund të themi se kemi mungesa sa i përket dhurimit të gjakut dhe nevojave për gjak por mund të bëjmë dhe më tepër. Dhurimet janë rritur ndjeshëm, ka pasur rritje me 50% të dhurime vullnetare. Duke marrë një statistikë janar-shator 2022 duke e krahasuar me atë 2023 kemi ndjeshëm rritje me 50%, por duhet të bëjmë akoma më shumë. Me rezervat tona kemi arritur të mbulojmë fëmijët talasemikë, pacientët kronikë që kanë nevojë të vazhdueshme si dhe urgjencat dhe traumat e vazhdueshme, por siç e thash kemi akoma më shumë nevojë për promocion.
2. Pse sipas jush mungojnë dhuruesit e gjakut vullnetarë? Çfarë i step qytetarët, duhen shtuar fushatat sensibilizuese?
Po flasim për 2023 dhe kemi ndjeshëm dhurime duke futur dhe implementimin e bankave elektronike të dhurimit të gjakut dhe e-albania ku dhuruesit vullnetar mund të rezervojnë vendin dhe orarin ku e kanë më të lehtë për të dhuruar dhe besoj se kjo do të jetë një ndihmë.
3. Sa banka gjaku janë në të gjithë Shqipërinë dhe pse qyteti i Lushnjës ka vështirësi?
Banka gjaku ka pothuajse në çdo qytet, ndërsa Lushnja ka më shumë vështirësi sepse kemi reth 100 fëmijë talasemikë që kanë nevojë vazhdimisht për transfuzion. Lushnja është ndihmuar vazhdimisht me njësi gjaku për fëmijët talasemikë.
4.Sa është numri i qytetarëve që vuajnë nga talasemia në Shqipëri dhe cilat janë nevojat e tyre për gjak?
Flasim në Tiranë për 120 fëmijë talasemikë që kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, Lushnja ka rreth 100 fëmijë talasemikë, këto janë statistika për nevojë të vazhdueshme për gjak.
5. Po ashtu në vend ndodhen edhe shumë të sëmurë të tjerë kronikë që kanë nevojë për gjak, sa përqind e gjakut të bankës shkon për këtë kategori?
Kjo përveç fëmijëve talasemikë që janë prioriteti ynë, kemi dhe shumë pacientë kronikë që kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzion gjaku. Ne kemi mirë menaxhuar në mënyrë të kënaqshme, por sigurisht që kemi akoma më shumë nevojë për dhurime dhe sensibizlim për dhurim vullnetar dhe në këtë mënyrë nuk do kemi nevojë të vazhdueshme të dhurimit nga familjarët. Është e stabilizuar, por s’mund ta quaj detyrim sepse nëse një individ nuk dhuron vullnetarisht do dhurojë për një familjarin e tij. Nëse do kemi vullnetarë të rregullt që dhurojnë deri në dy herë në vit, detyrimi në thonjza s’do ishte kaq problematik.
6. Z. Kaziu përse çdo qytetarë që shkon për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në spitalet shqiptare, duhet më parë të dhurojë gjak me detyrim në një kohë që ju thoni që situata është e stabilizuar?
Kemi hartuar një skenë kirurgjikale dhe çdo ndërhyrje ka nevojat për gjak. Ky është një sensibilizim për të bërë një dhurim vullnetar, sepse ka ndërhyrje që mund të kenë problematika dhe dhurimi i gjahut duhet të jetë gjithmonë paraprak. Këto janë të mirë hartuara se në shumicën e rasteve kemi dhurime të cilat mendohet se nuk duhet por ato në fakt duhen.
7. Ka shumë të varfër që shesin ende gjakun për para, cila është kjo kategori qytetarësh dhe sa përqind të nevoja mbulohen nga shitja?
Këtë vit ne nuk kemi më dhurime me pagesë, donatorë me pagesë nuk kemi dhe ky ishte një nga objektivat tona këtë vit që e kemi arritur. E kemi ndaluar, ashtu siç kemi dhe objektivin tjetër që nga dhurimet e familjarëve të kalojmë vetëm tek dhurimet vullnetare.
8. Çfarë apeli do të bëni për qytetarët që të dhurojnë gjak, çfarë duhet të dinë ata për ndikimin që ka ky proces në shëndet, pasi pjesa më e madhe stepen për këtë arsye?
Dhurimi i gjakut është shumë i shëndetshëm. Një person që ka nevojë për gjak duhet të kuptojnë se vetëm dhurohet. Vetëm dhurimi ka një rëndësi të madhe. Ai nuk përbën asnjë problem me sasinë që merret. Një person mund të dhurojë gjak dy herë në vit, por në bazë të nevojës mund të dhurojë dhe një herë në tre muaj.



