Rritja e paketave mujore nga kompanitë telefonike në një periudhë të afërt me njëra-tjetrën ngriti dyshimet e një marrëveshjeje të fshehtë mes operatorëve celularë.
Autoriteti i Konkurrencës fillimisht paralajmëroi kompanitë celulare të zhbënin vendimet për tarifat.
Hetimi që ka nisur nga Autoriteti i Konkurrencës do të lidhet me vëzhgimin e ndryshimeve të paketave në një periudhë kohe 5-mujore.
Juliana Latifi, Kryetare e Autoritetit të Konkurencës, thotë se do të hetohet një periudhë që nis në fund të vitit 2020.
Përfshin një periudhë që i referohet dy muajve të fundit të vitit 2019 dhe deri në masr 2020 për të parë diferencën e rritjes së këtyre paketave, në një periudhë të shkurtër dhe për të parë nëse ka apo jo shenja të një marrëveshjeje të ndaluar mes kompanive. Nisur nga rritja e këtij çmimi, Autoriteti i Konkurrencës shoqëroi vendimarrjen e tij edhe me një masë të përkohshme, që u kërkonte kompanive celulare të pezullonin hedhjen në treg të këtyre paketave deri në fund të periudhës hetimore.
Sipas Latifit, rritjet e paketave telefonike kanë qenë të pa justifikuara nga kompanitë ndërsa u ka dërguar këtyre të fundit edhe disa pyetje paraprake mbi rritjen e ofertave.
Kompania vetë duhet të justifikojë pse e sjell këtë rritje të çmimit. Nqëse i referohemi hetimit, ai do të fokusohet vetëm në paketat me parapagim. Të tre kompanitë duhet të argumentojnë pse ka pasur një rritje të çmimit të paketave.
Autoriteti i Konkurencës synon që gjoba të mos jetë e vetmja masë administrative, por të nxisë një ndërgjegjësim te operatorët celularë për rregullimin e tregut.
Në veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës, gjoba nuk përbën qëllim në vetvete. Sot filozofia e Autoritetit të Konkurrencës është që tregu të rregullohet. Kjo është arsyeja pse ne synojmë të sjellim një postrregullim të këtij tregu.
Në harkun e pak ditëve kompanitë telefonike rritën njera pas tjetrës me vlerën e ofertave me 200 lekë. TvT faktoi nga operatorët e shitjes se ofertat ishin njësoj në të gjitha kompanitë, çka shkel ligjin e konkurrencës së lirë në treg.



