
Një tjetër projekt masiv turistik do të ndërtohet në Sarandë, në Gjirin e Krorëzës.
Studioja italiane e cila ka marrë përsipër projektin, ka bërë me dije se projekti do shtrihet në një sipërfaqe prej 680 mijë metrash katrorë, dhe do përbëhet nga mijëra njësi.
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e MCN Economy se për projektin nuk është bërë publik studimi i fizibilitetit.
Po ashtu Buxhuku thotë se ka shkelje të konkurrencës në treg.
Kjo sipërfaqe hapësinore nuk thotë sa metra ndërtim do bëhet. Nuk kam ndonjë të dhënë sa m2 ndërtim janë planifikuar në këtë projekt të dhënë.
Duam të njohim një projekt fizibiliteti. Supozojmë që shteti e ka pronë shtetërore, çfarë merr si kompensim? Nuk e dimë, nuk ka të dhëna. Jep një pronë shtetërore, apo një pronë në përdorim dhe nuk e dimë se çfarë merr publiku.
Kemi shkelje të konkurrencës në treg.
Cilat do jenë kostot e shtetit, se resorte të këtij tipi kërkojnë infrastrukturë, kërkojnë energji, impiante të përpunimit të ujërave.
E fundit, ku gjenden këto para? Mund të ndodhë që projekte të tilla mund të jenë pjesë e tubeve të mëdha të pastrimit të parave.



