Milo: Lufta Nacional-Çlirimtare nuk ishte luftë civile, ku gaboi Balli Kombëtar

Milo: Lufta Nacional-Çlirimtare nuk ishte luftë civile, ku gaboi Balli Kombëtar

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Lufta Nacional-Çlirimtare në Shqipëri nuk ishte luftë civile, por mund të ketë pasur elemente të saj.

Milo tha se "Mit’hat Frashëri pranoi hapur që s’mund t’i luftonte gjermanët me arsyetimin se ata na bënë nder me bashkimin Kosovë-Shqipëri", por sipas historianit themeluesi i Ballit Kombëtar dhe bashkëpunëtorët e tij gabuan.

Lufta Nacional-Çlirimtare nuk ishte luftë civile. Mund të ketë pasur elemente të luftës civile. Në një vend të pushtuar nga pushtuesi gjerman detyra kryesore dhe objektivi kryesor është lufta për çlirim. Nuk mund të jetë nën një pushtim të huaj luftë midis shqiptarëve, sepse objektivi është pushtuesi i huaj. Ky është një interpretim i njëanshëm. Nuk them që s’ka pasur elementë. Por nuk pati luftë frontale mes tyre. Ashtu siç pohoj që Enver Hoxha ishte i pari që nisi sulmin ndaj Ballit Kombëtar, po me gojën plotë pohoj që Balli Kombëtar bëri gabim që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy