"Negociatat", Rama: Nuk është dhuratë nga BE, është njohja e reformave tona (VIDEO)

"Negociatat", Rama: Nuk është dhuratë nga BE, është njohja e reformave tona (VIDEO)

Pas rekomandimit për hapjen e negociatave nga Komisionit Evropian për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama tha se ky vendim i rëndësishëm për Shqipërinë vjen pas përpjekjeve të gjata dhe të vështira, duke përmendur reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes së majtë në mandatin e parë dhe vitin e parë të mandatit të dytë.

Kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re si popull. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë që mund të ulet në tryezën e negociatave për të hyrë në BE. Jam i emocionuar, ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë. Dhe shumë krenarë sepse ja dolëm këtij provimi të stërvështirë. I dhamë Shqipërisë staturë të re në arenën ndërkombëtare. Rruga përtej udhëkryqit ku ndodheshim dje sado e vështirë, është e hapur e gjitha përpara nesh”, u shpreh kryeministri.

Rama u kujdes të saktësojë se rekomandimi për hapjen e negociatave nuk është një dhuratë që bëhet ndaj Shqipërisë, por ka ardhur si rrjedhojë e vlerësimit të arritjeve që BE i bëri Shqipërisë.

“Këto nuk janë dhurata të KE ndaj Shqipërisë. Evropa e bashkuar nuk bën dhurata, dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritën. Kjo është njohje e meritave tona të Shqipërisë”, tha Rama.  

Kreu i qeverisë, nuk i fshehu emocionet, por nuk la pa falënderuar qeveritë paraardhëse që kanë kontribuar për këtë rrugë, ëndrrën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE.

Është e qartë që kaluam në një hap historik. Sapo e përpjetë, sado e vështirtë, e gjatë, ishte e gjitha e hapur përpara nesh. Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge të re është anëtarësimi në BE dhe shpejtësia varet nga ne, nga të gjithë ne. Jam i emocionuar pasi sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë për këtë 30-vjeçar përpjekjesh ngritjes e rënies e ringritjesh. Respekt e mirënjohje sot, sinqerisht, për të gjithë ata që para nesh dhanë një dorë për të ndryshuar një pjesë për të vetmen rrugë, drejt BE. Por jam njëkohësisht krenar se me shumë besim dhe vendosmëri, që përmes reformave të guximshme”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kryeministri ka qenë i ashpër kur tha se, “Gjykatësit dhe prokurorët që përjashtohen nga sistemi sepse nuk kalojnë vettingut, politikanët që i kanë ikur drejtësisë për kaq vite me radhë nga një drejtësi e kapur, kriminel që duart e përgjakura i kanë larë me sapunin e drejtësisë apo të fortësh qytetesh dhe lagjesh që kanë hyrë nga dyert e komisariatit dhe kanë dalë nga penxheret e gjykatave, duhet të japin llogari”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy