Koalicioni i të rinjve, Shabani: Na bashkon synimi për t’i dhënë shpresë Shqipërisë

Koalicioni i të rinjve, Shabani: Na bashkon synimi për t’i dhënë shpresë Shqipërisë

<p>Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet zyrtarizuan sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni do të quhet Nisma Shqipëria Bëhet dhe drejtues do të jetë Adriatik Lapaj. Në studion e MCN TV, Endri Shabani, nga Nisma Thurje, tha se synimi i koalicionit të ri është t’u ofrohet shqiptarëve një alternativë e re. &nbsp;</p> <blockquote> <p><em>Politika i ka ndarë shqiptarët për 34 vjet. Unë mendoj që ka ardhur koha të bëhemi bashkë. Veçanërisht të rinjtë, për t’i dhënë fund tranzicionit. Klasat politike kanë qenë gjithmonë në përpjekje për t’i ndarë shqiptarët. Ky vend mund të bëhet, por jo nëse shohim Ramën, Berishën e Metën, që edhe pas 34 vjetësh na premtojnë ujë. Ajo që na bashkon është synimi për t’i dhënë shpresë Shqipërisë, për të fuqizuar shtresën e mesme dhe një luftë kundër nepotizmit në administratë. </em></p> </blockquote> <p>Shabani tha më tutje se koalicioni mirëpret cilindo që nuk ka qenë pjesë e politikës së vjetër që ka qeverisur vendin në 34 vjet.</p> <blockquote> <p><em>Nuk ka asnjë surprizë si qeverisin ata. Ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu nuk mund të bëjnë asgjë. Ne kemi lindur me këta njerëz në pushtet, po bëhemi me fëmijë dhe ata akoma janë në pushtet. Dera është e hapur për çdo të ri dhe e mbyllur për çdonjërin që ka qenë pjesë e qeverisjes që e ka sjellë Shqipërinë deri këtu. Zoti Lapaj është më i riu nga ne. Ai e mori përsipër ta çojë përpara, ne do të operojmë si grup. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/a_wmXTVG5uU?si=yIwEltHLJKOo2hyg" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy