Erdogan: Turqia, e gatshme të mirpresë bisedimet Rusi-Ukrainë

Erdogan: Turqia, e gatshme të mirpresë bisedimet Rusi-Ukrainë

Ankaraja është e gatshme të shërbejë edhe një herë si ndërmjetëse për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën, përpara vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Turqi dhe Forumit të Diplomacisë në Antalia më vonë këtë javë.

Me konfliktin Rusi-Ukrainë tani në vitin e tretë, diplomacisë dhe dialogut duhet t'i jepet një shans për një "zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme",  tha Erdogan.

“Për të arritur këtë qëllim, përdorimi i kanaleve diplomatike në nivelin më të lartë nga çdo rrugë e mundshme është me rëndësi të madhe”, deklaroi Erdogan në videomesazhin e së mërkurës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Shqipëri, ku Presidenti ukrainas Zelensky.

Zelensky iu paraqit shteteve të Ballkanit në Samit me oferta për fillimin e prodhimit të përbashkët të armëve. Ukraina është e interesuar për bashkëprodhim pasi aktualisht po përjeton "probleme me furnizimin e municioneve", gjë që përkeqëson "situatën në fushën e betejës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy