Guido Olimpio
Reagimi i Teheranit ndaj vrasjes së Soleimanit është tipik: do të marrim hak "në kohën dhe vendin më të përshtatshëm". Formulë që nuk lë vend për detyrim. Irani mund të veprojë menjëherë ose brenda një muaji. Irani gjithmonë ka preferuar konfrontimin asimetrik sepse kështu i zvogëlon avantazhin armikut historik, SHBA-ve. Irani ka aleatë dhe vendosmëri. Pra, pengmarrje, sulme nga grupe shiite, celula që për momentin janë të fjetura. Megjithatë, pa nënvlerësuar raketat, operacionet speciale, sabotazhet. Vëzhguesit kanë evidentuar rreziqe të mundshme. Nga bllokimi i rrugëve të naftës deri në sulmet kibernetike, nga sulmet ndaj bazave amerikane në një objektiv njerëzor. Hapi tjetër është lufta dhe jo një shkëmbim goditjesh për t’i dhënë fund duelit. Iranianët do të duhet të gjejnë hakmarrjen e tyre pa e vënë veten në një situatë edhe më të vështirë. Ata nuk kanë çfarë të fitojnë nga një krizë totale që përfshin akoma më shumë Irakun, Libanin, Sirinë, Izraelin dhe Gjirin Persik.
Për më tepër që edhe brenda vetë Iranit ka trazira. Është një rajon ku kanë rëndësi simbolet, perceptimi dhe vetëpërmbajtja. Shëro plagët dhe mendo lëvizjen tjetër. Vetë fundi që pati oficeri i lartë sinjalizon paparashikueshmërinë e konfrontimit dhe ushqen shumë skenarë. Soleimani mbante shumë funksione dhe nuk do të jetë i lehtë zëvendësimi i tij me numrin dy, edhe pse ai është një oficer ekspert. Soleimani autorizoi operacione sekrete, zhvendosje pika kalimi, çonte përpara diplomacinë paralele. Ai i donte hijet, por nuk fshihej. Ai e ndizte zjarrin dhe shfaqej për të garantuar se nuk do të ndodhte sërish ose se mund të kishte qenë edhe më serioz. Provokimi i dyfishtë me raketat e lëshuara kundër një instalimi amerikan në Kerkuk dhe sulmi ndaj ambasadës amerikane në Bagdad kanë përgatitur terrenin tashmë të bërë pjellor nga kontrasti historik me Satanin e Madh, midis përfundimit të marrëveshjes bërthamore të dëshiruar nga Shtëpia e Bardhë, sanksioneve ekonomike dhe manovrave. Sistemi i tij ka funksionuat me vite të tëra, duke sjellë ndikimin e Teheranit në zonë, marrëdhëniet dhe mbështetjen. Por gjenerali u sulmua nga protestat e gjera në Liban dhe Irak, vende ku shpesh ishte ai që manovronte. Protestuesit kanë shënjestruar qeveritë dhe peshën e tepërt të komeinistëve, zotërinj në shtëpitë e të tjerëve. "Regjisori" nuk e kuptoi që pikërisht të qenit i pazëvendësueshëm e ka shndërruar atë në shënjestrën ideale për “The Donald”, presidenti që përballet me problemet e brendshme të vendit të tij dhe njihet si thyes i rregullave. Soleimani mbase e konsideronte veten imun, në punën e tij ishte kryqëzuar shpesh me amerikanët në Irak dhe nuk e kishin prekur. Mbi një vit më parë, në një shkrim që risillet në vëmendje nga “The Guardian”, ai iu drejtua Trump-it si më poshtë: "Ju paralajmëroj se ne jemi afër jush, në vende ku nuk mund ta imagjinoni ... Ju mund ta filloni luftën, por do të jemi ne ata që i japin fund”. / Corriere.it / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



