Nesturi: PS, Berisha dhe Basha, sot kanë diçka për të festuar! Mesazhi që dha pjesëmarrja (VIDEO)

Nesturi: PS, Berisha dhe Basha, sot kanë diçka për të festuar! Mesazhi që dha pjesëmarrja (VIDEO)

Analisti Plator Nesturi thotë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, beteja ka qenë më shumë e fokusuar në Shkodër se sa në pesë bashkitë e tjera.

Duke folur për MCN Live, ai tha se në një farë mënyrë sot gjithkush ka diçka për të festuar.

“Partia Socialiste që doli e para, Berisha që doli i dyti dhe Basha për 7 Marsin. Duhet ta lexojmë mirë edhe pjesëmarrjen dhe rezultatin, ishte një farë mesazhi. Vlera e këtyre zgjedhjeve është e vogël, gjithkush duhet të përgatitet për betejën e pas 1 viti. Gjithsesi këto zgjedhje mund të shërbenin si teste. Mazhoranca mund ta përdorte si test për problematikat që has, që si duhet të kalkulojë pas një viti. Ne pamë Veliajn që pas fitores në Vorë s’ka pasur nota triumfaliste, ka pasur vetëpërmbajtje. Nga ana e dy PD-ve kemi faktorë të tjerë. Zgjedhjet e ditës së djeshme ishin kush do ta fitonte betejën morale”.

Ai shtoi se fakti që pjesëmarrja ishte e ulët dhe votat e mbledhura nga e djathta tregojnë që nuk arrijnë të përbëjnë atë që dikur përbënte Partinë Demokratike.

Për Nesturin, qytetarët dhanë një mesazh se nuk i intereson pse Berisha dhe Basha mund të përplasin brirët me njëri-tjetrin, por se kërkojnë një forcë politike ku të kenë besim dhe të mbajë përgjegjësi.

Në vijim tha se, pavarësisht se aleatët janë të PD dhe kanë dalë nga lista e Partisë Demokratike deputetë, i bënë thirrje elektoratit të tyre që mund të votojnë lirisht për kë të duan nga të dy fraksionet, sipas tij ishte “shkelje syri” për Berishën.

“Berisha mund të jetë shkatërrues i Bashës, por s’mund të jetë ndërtues i të ardhmes së PD-së. Ne nuk pamë që votat e PD-së të ishin aty dhe Berisha të dominonte. Ne nuk pamë që votat e PD-së të ishin aty dhe pak rëndësi ka që nëse dominon Basha apo Berisha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy