Venecia drejt fundosjes deri në vitin 2150, studiuesit punojnë për gjetjen e një zgjidhje

Venecia drejt fundosjes deri në vitin 2150, studiuesit punojnë për gjetjen e një zgjidhje

Venecia do të fundoset e gjitha në ujë deri në vitin 2150 bëjnë të ditur shkencëtarët italianë pas një studimi të fundit.

Pavarësisht ekzistencës së një sistemi pengesash për parandalimin e përmbytjeve duket se as këto nuk do të mjaftojnë për mbrojtjen e qytetit nga fundosja e vazhdueshme që vjen si pasojë e rritjes së nivelit të detit.

Drupal Ad

 

 

 

Sipas shkencëtarëve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikes dhe Vullkanologjisë në të ardhmen sheshi më i famshëm i Venecias Piazza San Marco do të jetë 70 centimetër nën ujë.

Ndërsa pjesa perëndimore e qytetit po ashtu pritet të jetë një ndër zonat më të prekura e cila në harkun kohor të katër viteve është përmbytur mbi 58 herë.

Rritja e nivelit të detit, po çon drejt një erozioni gjithnjë e më të shpejtë. Për pasojë ky fenomen po shoqërohet me ndikime tejet të rëndësishme mjedisore dhe socio-ekonomike për popullsinë.

Megjithatë pyetja që shtrohet aktualisht është se si ky qytet të mbrohet nga një fenomen i tillë. Edhe pse deri më tani çdo zgjidhje e ofruar cilësohet si afatshkurtër. Megjithatë një grup studiuesish mjedisor nga Universiteti i Padovas po penojnë intensivisht për gjetjen e një mekanizmi që do të ofronte mbrojtje për Venecian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy