Zjarr në Peshtan të Fierit, përfshihen nga flakët sipërfaqe me ullinj, pemë frutore dhe drithë (Video)

Zjarr në Peshtan të Fierit, përfshihen nga flakët sipërfaqe me ullinj, pemë frutore dhe drithë (Video)

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pas mesditës së kësaj të hëne në zonën e  Peshtanit në Fier. 

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderishme toke të mbjellë me ullinj, dru frutorë si dhe hapsira të mbjella me drithrra. Nga zjarri rrezikohet edhe një stallë me bagëtish e cila ndodhet fare pranë.  

3 mjete zjarrfikëse të Fierit dhe gjithë efektivët e këtij reparti janë në luftë me flakët.

Në ndihmë të zjarrfikësve në terren janë shpërndarë edhe banorë të zonës, e ndërsa mësohet se kanë qenë katë të fundit kë kanë njoftuar për shpërthimin e flakëve. 

E ndërsa zjarri favorizohet nga temperturat e larta dhe era e fortë, shkaqet e tij nuk dihen ende.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy