
Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se njerëzit presin me padurim kthimin e Ilir Metës në politikë, pasi ai është një njeri i fjalës dhe shtetar duke shtuar se qytetarët janë lodhur nga njerëz që hiqen si lider, por në të vërtetë janë pa shtyllë kurrizore.
E pyetur për konventën e të hënës, Kërpaçi tha se vjen në një moment të rëndësishëm të situatës politike dhe më tepër se politike është një bashkim njerëzish, energjie dhe shprese për të ardhmen.
Vjen në një moment të rëndësishëm të situatës politike, të opozitarizmit, dhe një viti që na presin zgjedhjet lokale, por edhe situatës ekonomike në të cilin ndodhemi. Mendoj që nuk është vetëm konventë politike, por bashkim njerëzish, energjie dhe shpresë për të ardhmen. Moment për të përcaktuar aksionin politik dhe strategjisë për të ardhmen. Ju do vendoseni në dijeni. Pas mbarimit të mandatit të Metës, edhe njerëzit e presin me entuziaszëm kthimin e tij në politikë pasi e dinë se ai e mban fjalën, është shtetar dhe qytetar që lufton për Kushtetutën, të drejtën që kanë qytetarët dhe është garanci për të ardhmen. Do e përshkruaja këtë moment që ndodhemi sot si shpresë për të ardhmen dhe moment i rëndësishëm për atë që na pre. Është çështje që do jetë me e qartë pas mbarimit të tij të detyrës.
Kërpaçi tha se LSI ka qenë e pranishme në çdo protestë të thirrur nga qytetarët. Duke vijuar më tej me logjikën e saj, kryetarja e LRI-së tha se qytetarët janë më të shqetësuar për çmimet dhe situatën ekonomike sesa për shpalljen non-grata të Berishës.
Ashtu siç e thatë dhe ju, LSI është themeluar nën drejtimin e Metës dhe nën drejtimin e profesorëve, intelektualëve e te rinjve që besuan te ai, te forca dhe fjala e dhënë prej tij. E kam ndjerë fuqimisht në terren në telefonin tim, entuziazmin që njerëzit kanë te rikthimi i tij në politike. Njerëzit janë lodhur nga njerëzit që hiqen si lider, por nuk kanë shtyllë kurrizore. Njerëzit e njohin Metën dhe e dinë që LSI ka qenë garantues i pushteteve. LSI është forcë që punon për njerëzit, ka program të dedikuar për çështjet. Ky vizion do të përforcohet.
Ka dy momente, LSI ka qenë në çdo protestë të thirrur sepse ne si forcë përfaqësojmë qytetarët dhe interesat e tyre. Shkojmë në protestë për të qenë zëri i tyre. LSI do të jetë kudo që qytetarët janë të shqetësuar, duan të ngrihen në protestë, dhe duan që të jemi përfaqësues.
Çdo njeri që na ndjek ka një problem të madh dhe nuk është a bëhet njëri non-grata apo jo. Çdo njeri shqetësimin më të madh ka ekonominë. Po flisnim më parë për turizmin. Si është situata në ato biznese që mbajnë njerëzit në punë. Qytetarët dalin në protestë se taksat janë të larta, se nuk përballojnë situatën, se ndihen të shpërfillur, se arsimi është i shkatërruar dhe se të gjithëve i ka iku shpresa. Çdo gjë tjetër i takon personave për ta zgjidhur për të shkuar në organet e drejtësisë.
Ne kemi diskutuar dhe për shpalljen e parë. Në protestën e 7 korrikut, njerëzit ishin aty për ekonominë, për të ardhmen. Ka një moment politik që e diskutojmë ne dhe ka një moment shoqëror që e diskuton shoqëria. Njerëzit në fund të ditës i shqetëson fatura e uji se kur vjen duket sikur lavazh në shpi se një pjesë e mirë janë taksa. Duhet të marrë borxh të mbyllësh muajin.
Ne duhet të sjellim mentalitet të ri dhe ndryshe, politika e fokusuar aty tek shqetësimet e njerëzve dhe jo tek shashkat e hedhura nga kryeministri.
Shoh raportet, Shqipëria mban numrin më të madh të azil kërkuesve, Shqipëria në rekorde vetëm në gjëra negative. Ajo që do vuajmë sot është forca punëtore edhe do e ndiejmë më shunë pas 50 viteve. Univeristeti i Mjekësisë prodhon vetëm diploma.
Inceneratorët, skandali më i madh i qeverisë, shumë kush që dëgjoi për herë të parë nuk e besoi se është i jashtëzakonshëm janë miliona euro që paguhen çdo ditë. Aty nuk mbarojnë shifrat kur dëgjojën 189 milionë dollarë evazion pasi nuk e kuptojnë. Nuk janë ndërprerë as faturat as pagesat, shumë janë në burg por shumë duhet të jetë. Kjo është prova më e madhe e SPAK për të treguar integritetin. Faqe pas faqje SPAK mund të kuptojë gjithçka, ai duhet të veprojë dhe t’i fusë të gjithë pas hekurave.
Veliaj ka bërë një vepër penale që duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet të vendoset para drejtësisë. Nuk ka moment veç kësaj. Ne e kemi bërë detyrën tonë dhe do vazhdojmë, kemi përgjegjësinë që të gjitha provat t’ia paraqisin SPAK dhe qytetarët.



