Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë kanë proceduar penalisht një shtetase, e cila tentoi të nxirrte nga Shqipëria 34 700 euro pa i deklaruar.
Gjatë kontrollit në dalje të territorit, në çantën e shtetases D. B., banuese në Burrel, u gjet shuma e parave, e cila nuk ishte deklaruar konform legjislacionit në fuqi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma prej 34 700 eurosh u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.



