
Rreth 6 kg lëndë plastike u gjet në barkun e një balene që doli e ngordhur në brigjet e Indonezisë.
Plot 115 gota, 4 shishe, 25 qese dhe dy shapka, përbënin masën plastike që dyshohet se i ka kushtuar jetën balenës.
Kjo ka shkaktuar shqetësim te ambientalistët. “Edhe pse ende nuk e kemi përcaktuar qartë shkakun e vdekjes, faktet janë të tmerrshme”, thotë një prej kordinatorëve të WWF Indonesia, shoqata për ruajtjen e specieve detare.
Problemi i ndotjes plastike është i theksuar veçanërisht në disa vende të Azisë Juglindore, përfshirë Indonezinë. Pesë vende aziatike: Kina, Indonezi, Filipinet, Vietmani dhe Tailanda, janë përgjegjëse për 60% të plastikës që përfundon në oqeane, sipas një raporti të vitit 2015.
Qeset plastike bëhen shkak për vdekjen e qindra kafshëve detare çdo vit. Në korrik të këtij viti, një balenë e ngordhur doli në brigjet e Tailandës me 80 qese plastike.
Një tjetër raport i vitit të kaluar thotë se sasia e plastikës që përfundon në oqean mund të trefishohet brenda kësaj dekade.
Në fund të vitit të kaluar, OKB-ja tha se jeta detare po përballet me një dëm të pariparueshëm, pasi rreth 10 tonë mbetje plastike përfundojnë në oqean çdo vit.



