
Të paktën 20 persona janë plagosur nga një tornado në Alabama të shtunën në mëngjes.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në zonë po kalonte stuhia tropikale Claudette, e cila shkaktoi një sërë dëmesh në zonë.
Pjesa më e madhe e dëmeve u regjistrua në Escambia Country dhe ndiqej nga zona e Conecuh County.
Fillimisht u raportua vetëm për 3 të lënduar, por më pas autoritetet raportuan për 20 persona të lënduar, ndërsa dy prej tyre ndodheshin në gjendje të rëndë dhe ishin fëmijë.
Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al



