Rama flet për pjesëmarrjen në zgjedhje të PD dhe LSI si dhe kush do jetë mes tij dhe Metës kryeministër

Rama flet për pjesëmarrjen në zgjedhje të PD dhe LSI si dhe kush do jetë mes tij dhe Metës kryeministër

Kryeministri Rama tha ditën e sotme te Ylli Rakipi në “News24” se ai mendon se PD-­ja dhe LSI-­ja do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Unë nuk mendoj se PD-­ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, po ashtu sikurse edhe LSI. Nuk mendoj se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Ky është mendimi im, qofsha gabuar!”, tha Rama. “PD do të hyjë në zgjedhje siç hyri në Kuvend për vettingun. Kokën poshtë kartonin lart”, tha Rama.

Për Metën, Rama tha se po bën përpjekje siç e ka në natyre, për atë që mendon se është krizë.

A do hyjë PS ne zgjedhje? Ja pergjigja e Ramës

Kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk mund të krahasohet me Korenë e Veriut. “Në Korenë e Veriut, ka vetëm një parti dhe të tjerat janë të jashtëligjshme. Këtu ka shumë parti dhe se cili ka të drejtë të garojë. Neve s’na pengon njeri të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të marrim”, tha Rama. 

Kreu i qeverisë është pyetur se çafrë mendimi ka për versionin e një koalicioni të ardhshëm PS- LSI, ku kryeministër të jetë Ilir Meta.

Ja si është përgjigjur kryeministri.

“Nëse LSI del forca e parë... ka një ligjësi demokracia, forca e parë është forca fituese

Nëse Meta dhe Ilir Meta dalin të parët as që nuk diskutohet kjo çështje, dhe nëse nuk dalin, nuk diskutohet as e kundërta.

Mua nuk mi ka ekspozuar pretendimet e mëdha për të cilat ju flisni. Unë nuk e di se çfarë ju thotë juve. “-tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy