
Presidenti Donald Trump nuk heq dorë. Në një intervistë për Fox Neës ai ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje për TikTok nëse kompania kineze ByteDance do të mbajë kontrollin mbi kompaninë e re.
"Nëse mund ta shpëtojmë, ne do ta shpëtojmë, përndryshe do ta ndërpresim", tha Trump ndërsa negociatat me partnerët e SHBA përqendrohen në kontrollin e pronësisë.
Presidenti ka kërcënuar të ndalojë TikTok nëse nuk ka të garantuar një zgjidhje që ofron garanci të sigurisë kombëtare.



