Sot dita pa makina/ Kufizohet qarkullimi në akset rrugore në disa qytete në vend

Sot dita pa makina/ Kufizohet qarkullimi në akset rrugore në disa qytete në vend

Sot më 5 qershor, qytetet në të gjithë vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve, për t'i lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve sportive, por edhe për të eliminuar sadopak ndotjen, si dhe për të kursyer naftë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, paralajmëroi kohë më parë se e diela e parë e të gjithë muajve, do të jetë një ditë e dedikuar pa makina në qytetet kryesore të vendit, ku ka edhe ndotje më të madhe nga mjetet e qarkullimit rrugor.

Kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Ky vendim do të respektohet edhe në qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve
Tiranë
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".
Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Berat
Do te mbyllet aksi rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja Osumi".

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier
Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). 
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën "Vasil Peçuke" deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Durrës
Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku
Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi
Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv."Republika" dhe Blv."Rilindasit" që prej orës 09:00-19:00. 

Lezhë
Bulevardi "Gjergj Fishta" nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit"Besëlidhja";
Rruga "Luigj Gurakuqi", nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër
Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnjë
Shëtitorja "Kongresi" nga Banka Raiffeisen deri te "Sheshi i Qytetarëve"
Rruga "Misto Mame" nga Gjimnazi "18 tetori" deri tek kryqëzimi "Labëria"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy