Banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i Bulevardit të ri kanë protestuar sërish këtë të enjte ku janë përplasur fizikisht edhe me forcat e policisë.
Ata kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre me pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer me çmimin e tregut.



