Partizani i ka thënë lamtumirë ëndrrës për një kualifikim në grupet e Champions League. Të kuqtë u eliminuan që në raundin e parë nga Bate Borisov, e cila i ndëshkoi me vetëm dy gjuajtje në portë. Sfida u transmetua live dhe ekskluzivisht në televizionin MCN.



