Sherri në Kuvend, reagon Braçe për Berishën: Si mund ta fyej unë lartësinë e tij. Nokën do e padis në prokurori

Sherri në Kuvend, reagon Braçe për Berishën: Si mund ta fyej unë lartësinë e tij. Nokën do e padis në prokurori

Pas përplasjes me Flamur Nokën në parlament ku ky i fundit e goditi me kartonin e votimit, ka reaguar Erjon Braçe. Deputeti socialist akuzon PD-në se hyn në Kuvend me strategji dhune dhe deklaroi se do të padisë Nokën në prokurori për akuzën “goditje për shkak të detyrës” . Braçe nuk la pa thumbuar as deputetin e LIBRA Ben Blushin, i cili sipas Braçes hapi serinë e dhumnajës. 

“Kam 20 vjet që unë dal bashkëpunëtor i Aldo Bares, “Hakmarrjes për drejtësi”. Nuk ka kriminel në këtë tokë që ky njeri që nuk mund ta ketë asociuar me mua. Vjen dita që dhe pas 20 vitesh ti thuash boll", deklaroi Braçe.

Sipas socialistit, serinë e dhumnajës në parlament e hapi një tjetër, që bën dhe modernin zakonisht. E hapi ai me atë lloj gjuhe dhe pastaj këtij tjetrit iu duk se mori podiumin dhe u çua dhe ky tjetri.

"Po jua them se kjo histori dhune e instaluar në vite për shkak dhe vetëm të mendimit dhe kundërshtimit do të marrë fund. Nuk e ka për herë të parë. Do bëhem unë aryseja që ai të kallzohet penalisht për goditje për shkak të detyrës
E hapi kryetari i grupit PD duke ofenduar kryeministrin. Nuk ka turp dhe rri aty. E vazhdoi ky tjetri. Hajdut me çizme njëri, hajdut me çizme tjetrit, gomar.. përdhunues. .. po këto ju bëjnë përshtypje..Si mund ta fyej unë lartësinë e tij?! Jo vetëm ai por disa lartësi të tjera aty”, theksoi Braçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy