Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 8 viktima nga Covid 19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2997 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë.
Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2997 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandaë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.



