“Protestat po dëmtojnë ekonominë”/ Vuçeviç: Po ndikojnë në largimin e investitorëve

“Protestat po dëmtojnë ekonominë”/ Vuçeviç: Po ndikojnë në largimin e investitorëve

“Duart tuaja janë të përgjakura”, janë disa prej shkrimeve të pankartave të studenteve serbë të cilët prej rreth tre muajsh po protestojnë në thuajse të gjitha qytetet e vendit kundër qeverisë së presidentit Aleksander Vuçiç.

Studentët të cilët po ashtu prej javësh kanë pezulluar edhe mësimin në të gjithë vendin po kërkojnë drejtësi për 15 viktimat e shembjes së strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor. Teksa tubimet vijojnë në dhjetëra qytete nuk kanë munguar as reagimet nga përfaqësuesit e politikës serbe. Së fundmi ka qenë kryeministri Millosh Vuçeviç i cili tha se protestat po ndikojnë negativisht në ekonominë serbe si edhe në investimet e huaja.

Mendoj se tubimet, bllokadat dhe gjithçka që po ndodhë në rrugë dhe  ura do të ndikojë negativisht në rezultatet ekonomike të Serbisë ose më mirë të them në ekonominë e vendit tonë. Kur dikush vazhdimisht bën thirrje për rebelim, për luftë civile, kur dikush thotë se gjithçka do të ndalet, se gjithçka do të bllokohet, nuk duket si një ftesë e mirë për investitorët.

Ndër të tjera Vuçeviç theksoi edhe njëherë se vendimi për t’u pranuar dorëheqja e tij është çështje ditësh  dhe një proces i pandalshëm pasi pritet të konfirmohet në Asamblenë Kombëtare. Ndërsa ish kryeministrja Ana Brnabic aktualisht Kryetare e Asamblesë Kombëtare teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend shigjetoi opozitën serbe si të vetmen në botë që nuk dëshiron një zgjidhje për vendin. Ndër të tjera Bernabiç tha se vetëm në vendin e saj duhet me patjetër që dikush që nuk është përgjegjës për asgjë të deklarohet fajtor dhe të marre përsipër përgjegjësi që nuk i takojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy