Rekrutonin ushtarë për ISIS, goditet organizata në Shqipëri

Rekrutonin ushtarë për ISIS, goditet organizata në Shqipëri

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në orët e mbrëmjes së një dite më parë, në kuadër të një operacioni rajonal Antiterror të zhvilluar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga strukturat e specializuara të luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit janë ndaluar 4 shtetas shqiptarë si dhe janë shoqëruar 16 shtetas të tjerë, nga këta 5 të huaj dhe 11 shqiptarë.

Policia sqaron se operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit  bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen se “në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme”.

Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit: Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër, P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër, E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër dhe M.H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër , me banim në Tiranë.

Dosja hetimori i ka kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda me akuzat për  veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”.

Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy