
Rrjeti më i madh social, Facebook është përfshirë nga një tjetër skandal i vjedhjes së të dhënave personale. Së fundi, janë kompromentuar dhe publikuar mesazhe private nga mbi 81 mijë llogari të përdoruesve të Facebook. Ndërkohë, vetë hackerat bëjnë me dije se posedojnë dhe shesin të dhëna personale nga 120 milionë llogari.



