“Vendet e BE-së, gati për të hapur negociatat me Shqipërinë në dhjetor”

“Vendet e BE-së, gati për të hapur negociatat me Shqipërinë në dhjetor”

“Shtetet anëtare të bashkimit Europian janë gati për të nisur në dhjetor negociatat për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo do të bëhet më datë 15-16 dhjetor me rastin e samitit të krerëve të shtetit e të qeverive të vendeve anëtare”. Kështu ka deklaruar sot nga Brukseli, ministri i Jashtëm Italian, Paolo Gentiloni, i cili po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Jashtme.

 “Sot në mëngjes patëm një takim të rëndësishëm  të kërkuar nga Italia e Austria, me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në këtë takim u konstatua konsensusi i të gjitha vendeve anëtare që Këshili i Europës t’i jap rrugë nisjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE”, ka thënë ai.

Sipas Gentilonit “bëhet fjalë për një sinjal të rëndësishëm në një moment kur Europa ka nevojë për konfirmim të aftësive të saj gjithëpërfshirëse.”

“Fakti që ekzistojnë kushtet për diskutime me qeverinë e Tiranës, është një sinjal i mirë”, ka thënë kreu i diplomacisë italiane. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy