
KQZ u ka bërë apel partive politike të dorëzojnë raportet për financimet gjatë fushatës elektorale.
“Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën për media të KQZ.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se vetëm 5 nga 36 parti pjesëmarrëse i kanë dorëzuar raportet.
Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin.
Brenda datës 26 nëntor audituesit ligjorë duhet të depozitojnë raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore dhe brenda datës 16 dhjetor 2019 raportet e auditimit financiar të partive politike.
Zëdhënsja Hoxhaj, sqaron se afati i fundit është data 26 Shtator dhe do merren masa administrative për partitë që do të shkelin ligjin.



