Doktoresha radiologe Blerina Saraçi foli në “Mcn Informacion” mbi risitë e investimeve të fundit të rrjetit të madh laboratorik Intermedica, ku tashmë është përfshirë në pajisjet moderne edhe inteligjenca artificiale.
Mjekia theksoi se një vlerë e shtuar është pajisja e re ekografike që është avangardë, si dhe procedurat imazherike, që përdorin doza të vogla të rrezatimit jonizues, si dhe shkurtojnë kohë për pacientët.
Saraçi vuri në pah se inteligjenca artificiale do të jetë e integruar me stafin mjekësor, dhe përditësimin e këtyre të fundit. Qendra estetike është një tjetër investim i rëndësishëm i Intermedica-s në kuadër të vitit 2025.

“Investimet më të rëndësishme që janë zhvilluar në fund të 2024-ën, dhe që pritet të japin frytet në 2025-ën, janë në fushën imazherike, me pajisje të reja, inovatore, duke përqafuar frymën e risive që janë ndihma e inteligjencës artificiale te mjekët radiologë, nëpërmjet pajisjeve moderne për të arritur diagnoza sa më të shpejta dhe sa më të sakta. Aparaturat janë instaluar, është qendërzuar në një qendër diagnostike që tashmë mban numrin Intermedica 24, ku janë qendërzuar pajisjet imazherike. Pjesë e diagnozës së plotë është edhe diagnoza imazherike.
Pajisjet janë duke filluar nga grafia, pajisja e grafisë, që s’është një grafi thjeshtë, ka të përfshirë disa mënyra të bërjes së procedurës, që ndihmohen nga AI, stafi i kualifikuar, që ndihmon ekzaminimin e gjithë skeletit, gjithë trupit të njeriut, dhe ndihmon në diagnozë më të saktë dhe rrezatim më të vogël për pacientin. Nuk mungon pajisja e skanerit CT, që mbulon gjithë gamën e ekzaminimeve skanerike. Mund të kryhen skanera të thjeshtë, apo me lëndë kontrasti. Një vlerë e shtuar është edhe pajisja ekografike e re që ka ardhur në rrjetin Intermedica, që është një pajisje moderne, avangardë, unë e them me krenerari që është e paparë dhe është më e mira që kam përdorur ndonjëherë. Mbulon jo vetëm ekografinë konvencionale, pra ekografinë e thjeshtë, por mbulon edhe disa nocione të reja që janë risi edhe në botë, si elastografia. Intermedica e ofron që në 2018-ën elastografinë, që ishte risi për kohën.
Kemi edhe një pajisje tjetër shumë të rëndësishme, që jemi krenarë që e kemi. Ajo është një pajisje specifike, është një mamografi me tomosintezë. Përmes një procedure imazherike specifike, duke përdorur doza të vogla të rrezatimit jonizues, na jep informacion shumë të mirë, në kohë më të shpejtë. Pajisja na jep mundësinë të bëjmë një hetim më të mirë të gjirit, në mënyrë më të thellë dhe e diagnostifikon më shpejtë një patologji. Skaneri te Intermedica ofrohet me një cilësi shumë të mirë, doza e rrezatimit është e vogël. Me anë të pajisjes mund të marrim informacion më të qartë mbi përqindjen e dhjamit, në rastin e mëlçisë. Ne punojmë 4 mijë deri në 5 mijë mostra në ditë. Gama e ekzaminimeve që ne punojmë është me mira, në rang vendi”.
E pyetur si do përdoret inteligjena artificiale në aparatura, Saraçi u shpreh:
“Nuk mund të jetë e ndarë nga stafi mjekësor i kualifikuar dhe i përditësuar. Do jenë të integruar. Vet pajisjet e reja e kanë të integruar se si i përpunojnë imazhet. E dyta është përpunimi pas marrjes së imazhit. Intermedica ka siguruar sistemin Paks, ku mund të ruhen të dhënat, të riinterpretohen, ose nëse një pacient do të marrë një konsultë jashtë. Këto na i bëjnë më të lehtë punën”.
Radiologia tha se pacienti është gjithmonë e më i informuar për atë që pret të marrë nga ekzaminimi dhe mjekun që ia bën këtë ekzaminim. Ajo u shpreh se të gjithë mjekët që operojnë në check up janë të kualifikuar, ndërsa shtoi se depistimi është i rekomandueshëm pas moshës 20 vjeç, të paktën një herë në vit.
“AI po na ndihmon shumë sa i takon uljes së dozave të rrezatimit të pacinentëve. Një arsye pse duhet të zgjedhim pajisje të reja është që të ulim dozën e rrezatimin”, tha ajo.
Radiologia bëri me dije se Intermedica ka aktualisht 26 filiale në Tiranë dhe 32 në të gjithë vendit, duke qenë kësisoj e shtrirë në gjithë territorin e vendit.



