
Në samitin e Ballkanit pernëdimor, që po mbahet këtë të hënë në Londër, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të çelë negociatat me Shqipërinë. Rama parashtroi për këtë kërkesë, me një sërë zhvillimesh dhe marrëveshjesh që janë lidhur mes shteteve të rajonit dhe faktit që Serbia dhe Mali i Zi kanë avancuar në këtë rrugë.



