Zgjedhjet në universitete, Vjerdha: Ka mungesë gare. Janë shpërndarë  tituj akademikë, ndikojnë në proces (VIDEO)

Zgjedhjet në universitete, Vjerdha: Ka mungesë gare. Janë shpërndarë tituj akademikë, ndikojnë në proces (VIDEO)

Kolindo Vjerdha, aktivist i Qëndresës Qytetare tha në studion e lajmeve të MCN TV se në 5 universitete ka vetëm një kandidat për rektor dhe se kjo mungesë gare do të ndikojë në të ardhmen e këtyre institucioneve.

Sipas Vjedhës institucionet janë kthyer në monopole të drejtuesve që vazhdojnë i trashëgojnë këto poste.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Shumica nuk kanë garë dhe do kemi prezencën e vetëm një kandidati. Ky është një nga elementët më shqetësues që kemi evidentuar. Është tërësisht jo transparente. Na shqetëson mungesa e garës, e ideve, e alternativave brenda universitetit. Institucionet janë kthyer në monopole të drejtuesve që vazhdojnë i trashëgojnë këto poste.

Kemi heshtje totale, mungesë totale të fushatës të përfaqësuesve që duan të zgjidhen sidomos në nivel të rektorëve. Pse duhet të motivohet një pedagog që të shkojë të votojë ditë e zgjedhjeve apo një student aq më pak kur e di mirë që në ato universitete kemi një kandidat dhe ai priori do të jetë dhe fituesi i këtyre zgjedhjeve.

Kjo dëmton cilësinë e këtyre universiteteve, por ndikon dhe në periudhë afatgjatë sepse drejtuesit e këtyre universitete do të vazhdojnë gjatë.

Kemi konstatuar edhe me mosrespektimin e afateve. Kemi parë neglizhencë totale të disa universiteteve në lidhje me ngritjen e disa institucioneve, siç janë komisionet  dhe me vonesa të nxjerrjes së listës së kandidatëve.

Nuk dimë një platformë të këtyre kandidatëve, nuk e dimë si do të jetë universiteti në vitet e ardhshme. Vjen si pasojë e një mungese të theksuar të garës. Në këtë prag fushate janë shpërndarë dhe tituj akademikë gjë e cila ndikon dhe ndikon dhe në procesin zgjedhor.

Çdo vit dhe në çdo palë zgjedhje kemi parë politika është bërë pjesë e këtyre procese zgjedhore . Shpeshherë politika është ndarë në mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat. Po në këto zgjedhje politika është bërë bashkë pasi nuk kemi alternativë. Një politikë që shkon dhe unifikohen në kandidatët e saj për rektorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy