
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 44-vjeçar është vetvarur brenda ambienteve të qelisë ku vuante dënimin. MCN TV mëson se shtetasi Roland Hasani ka humbur jetën humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Ai vuante dënimin 14 vjet burg për veprën penale të vrasjes. Dyshohet se vetvarja është kryer në kushte të rënduara, ku personi në fjalë vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në burgun e Durrësit. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë. Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete. Menjëherë mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por që i ndjeri nuk ia ka dalë dot.
Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.



