Pilula blu Viagra, blu nuk ka vetëm ngjyrën. Ndër efektet anësore të pilulës janë shqetësimet e vazhdueshme vizuale, duke përfshirë një vizion blu intensiv së bashku me pamundësinë për të kuptuar të kuqen dhe të gjelbrën. Efekte këto që në disa raste mund të zgjasin për disa javë, sipas autorit të një studimi, Cuneyt Karaarslan, i cili punon në spitalin okulist Dünyagöz Adana në Turqi.
Tani për tani, nga studimi është konstatuar një numër mjaft i vogël i pacientëve që janë drejtuar në spitalin turk me shqetësime të ndryshme vizuale pas marrjes së Viagra në dozën maksimale. Për këtë arsye, edhe nëse ilaçi mund të jetë i rëndësishëm për mirëqenien psiko-fizike, është mirë që gjithmonë ta merrni nën mbikëqyrje mjekësore dhe të jeni të kujdesshëm kur përdoret me doza të larta, veçanërisht në marrjen e parë. Rezultatet janë botuar në “Frontiers in Neurology”.
Viagra, një histori e shkurtër
E krijuar për të trajtuar impotencën, tregoi disa efekte anësore, njëra prej të cilave shumë e zakonshme ishte ngritja e penisit. Për këtë arsye, në 1998 u miratua nga FDA, organi amerikan që kontrollon ilaçet dhe ushqimin, për impotencën seksuale.
“Ilaçi është efektiv dhe efektet e tij zgjasin nga 3 deri në 5 orë ndërsa efektet anësore janë kryesisht dhimbje koke, shikimi i paqartë dhe ndryshimi i perceptimit të ngjyrave të lehtë dhe kalimtarë, zakonisht maksimalisht dy orë mbrapa”, sipas Ema, Agjensia Evropiane e Barnave.
Hulumtimi
Sidoqoftë, studiuesit vëzhguan fenomene të pazakonta në 17 pacientë që kishin shkuar në spitalin okulist në Turqi, dhe në bazë të të dhënave ata kryenin një hetim dhe publikuan studimin. Të 17 pacientët kanë pasur shqetësime vizuale, shikim të paqartë, ndjeshmëri ndaj dritës dhe shikimit intensiv blu, si dhe paaftësi për të kuptuar të kuqen dhe jeshilen. Të gjithë pacientët kishin marrë pilulën në doza maksimale.
Në këtë rast në të gjithë 17 pacientët ankesat u zhdukën brenda 21 ditëve nga simptoma e parë, megjithatë një periudhë më e gjatë se efektet anësore të zakonshme. Dhe pa dyshim, shpjegon autori, megjithëse problemet kanë kaluar, ishte një përvojë e vështirë për ata që e jetuan . Lajmi i mirë, vazhdon Karaarslan, është se reagime të tilla të vazhdueshme duhet të jenë shumë të rralla. Në çdo rast, është gjithmonë mirë që gjithmonë të konsultoheni me mjekun dhe mund të jetë më mirë të mos filloni me dozën më të lartë. Dhe veçanërisht ata që kanë rritur ndjeshmërinë duhet të konsiderojnë marrjen e parë nën mbikëqyrjen mjekësore. Gjithmonë duke kujtuar se këto ilaçe, të përdorura duke ndjekur rregullat, "ofrojnë mbështetje shumë të rëndësishme seksuale dhe fizike", nënvizon autori./ repubblica.it/



