Zyrtare, princesha Rajwa e Jordanisë është shtatzënë

Zyrtare, princesha Rajwa e Jordanisë është shtatzënë

Po vjen fëmija i parë mbretëror për princin e kurorës Hussein II të Jordanisë dhe gruan e tij, princeshën e bukur me origjinë saudite, Rajwa Khaled Al-Seif.

Lajmi për shtatzëninë e parë të arkitektes 29-vjeçare, u bë e ditur zyrtarisht nga një deklaratë e familjes mbretërore e cila u publikua menjëherë në kanalet e rrjeteve sociale të familjes mbretërore.

“Oborri Mbretëror Hashemite është i kënaqur të njoftojë se Lartësitë e tyre Mbretërore, Princi i Kurorës Al Husein bin Abdullah II dhe Princesha Rajwa Al Hussein, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë këtë verë”, thuhet në njoftim.

Data e pritshme e ngjarjes së lumtur nuk është specifikuar më tej, por mediat e botës arabe tashmë janë të rrëmbyera dhe po ndajnë foto të çiftit, një nga më të përfolurit e momentit pas ceremonisë spektakolare të martesës, qershorin e kaluar, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës.

Një dasmë përrallore, e kremtuar në Pallatin historik Zahran në Aman, ku morën pjesë një përfaqësi e madhe e krerëve të kurorëzuara arabe dhe perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy