Qeveria i akordon 5 milionë lekë ndihmë financiare familjes së efektivit Saimir Hoxha

Qeveria i akordon 5 milionë lekë ndihmë financiare familjes së efektivit Saimir Hoxha

Qeveria e shqiptare ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure ndihmën prej 5 milionë lekësh për familjen e efektivit Saimir Hoxha. 44-vjeçari mbeeti i vrarë në krye të detyrës, gjatë një operacioni anti-kanabis në Lezhë.

Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Saimir Hoxha u përcoll sot në banesën e fundit, ndërsa ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë të mitur.

VENDIMI

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË NËNKOMISARIT SAIMIR BILAL HOXHA, ISH-PUNONJËS POLICIE, I VRARË NË KRYE TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, familjes së Nënkomisarit Saimir Bilal Hoxha, ish-punonjës policie në Komisariatin e Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, i vrarë në krye të detyrës.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy