Kullat e reja në Tiranë, Tomorri: Ekspertët janë skeptikë, mund të dëmtojnë qytetarët që kanë investuar në prona të patundshme (VIDEO)

Kullat e reja në Tiranë, Tomorri: Ekspertët janë skeptikë, mund të dëmtojnë qytetarët që kanë investuar në prona të patundshme (VIDEO)

Tirana po përballet me një valë ndërtimesh të reja, ku kullat shumëkatëshe po transformojnë qendrën e qytetit.

Gazetari Klodian Tomorri tha përmes një lidhje  të MCN Tv se pjesa më e madhe e ekspertëve janë skeptikë nëse kryeqyteti ka nevojë për kaq shumë kulla.

Duke vijuar Tomorri, tha se ekzistojnë dy rreziqe, e para që shumë mund prej këtyre kullave mund të mbesin karabina dhe tjetra që mund të krijohet një flluskë ku rritja e madhe e ofertës, përtej nivelit të kërkesës të çojë në rënien e çmimeve duke dëmtuar të gjithë qytetarët që kanë investuar në blerjen e pronave të paluajtshme.

Shqetësimi tek ekspertët është që ndoshta shumë nga ato kulla që janë në plan për t’u ndërtuar nuk justifikohen, me kërkesën, fuqinë financiare dhe kjo mund të krijojë dy probleme. E para, që shumë prej tyre mund të mbeten karabina, dhe e dyta mund të çojë në atë që ne i themi “flluskë” ku rritja e madhe e ofertës, përtej nivelit të kërkesës të çojë në rënien e çmimeve duke dëmtuar të gjithë qytetarët që kanë investuar në blerjen e pronave të paluajtshme si një formë për të ruajtur pasurinë e tyre.

Duke pasur parasysh planet për ato kulla, që ose kanë kaluar fazën e lejes së zhvillimit, ose kanë marrë lejen e ndërtimit, ose kanë marrë miratimin paraprak dhe janë në plan për t’u ndërtuar të gjithë ngrenë supet dhe kanë rezerva nëse Tirana ka kërkesë për kaq shumë kulla, se bëhet fjalë për kulla 100 katëshe. Në kronikë janë përmendur ato që janë ndërtuar tashmë, por ngjitur me “Malin e Tiranës” do të ketë një kullë 100 katëshe, do të jetë 56-katëshi ngjitur me “Shtëpinë e gjetheve” dhe shumë të tjera që janë në plan për t’u ndërtuar.

Bëhet fjalë për një ofertë të jashtëzakonshme, për një orientim të jashtëzakonshëm të ekonomisë drejt kullave.

Sipas Tomorrit, ajo që shkon në favor të rritjes së ofertës për apartamente të reja ka të bëjë me gjallërimin e aktivitetit të qirave afatshkurtra në Tiranë.

E para në qarkun e Tiranës, sipas Censit të fundit janë 170 mijë njësi banimi të pabanuara ne nuk e dimë sa nga këto gjenden në fshatrat e Tiranës dhe sa prej tyre në Tiranë. Ky është faktor që çon në disbalancim mes kërkesës dhe banesës.

Ajo që shkon në favor të rritjes së ofertës ka të bëjë me një industri që ka filluar të gjallërohet vitet e fundit, ajo e qirave afatshkurtra. Ky është faktor që e shton kërkesën sepse qytetarët mendojnë se po investojmë, po blejmë dhe i nxjerrim në qira afatshkurtër.

Kemi dhe faktorin tjetër të parasë informale që buron nga trafiqet apo korrupsioni, por që të gjithë e kuptojmë dhe e kemi të provuar që në ndërtim ka mësymje të parasë që vijnë nga korrupsioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy