Në një reagim në rrjetet sociale ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar shantazhin ndaj gjyqtarëve duke përdorur të dhënat hetimore. Sipas tij nëse është e vërtetë se me të dhënat hetimore të dosjes "Agasi" shantazhohen gjykatës e prokurorë, akti është i rëndë dhe i tipit mafioz.
Avokati Ili Gërdupi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se këto akuza mbeten ende një supozim, megjithatë është në lojë besimi i publikut tek SPAK e GJKKO.
Nëse ka pasur një magjistrat, qoftë prokuror, qoftë gjyqtar që ka pasur kontakt me Ergys Agasain duhet minimalisht të heqë dorë nga gjykimi ose trajtimi në lidhje me çështjen. Standardi i mbajtur nga GJKKO dhe SPAK sa i përket kontakteve të personave ka qenë drastik.
Ajo çfarë është në lojë këtu është besimi i publikut tek SPAK dhe GJKKO. Ekzistenca e një materiali të tillë dhe mosmarrja e masave është ajo që dëmton besimin tek drejtësia.



