
Gazetari Ferdinand Dervishi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se për çdo dosje të madhe të hetuar dhe zbardhur ka të paktën një oficer policie të implikuar me grupet kriminale.
Duke vijuar Dervishi tha nuk bëhet fjalë për përfshirje të policëve të gradave të ulëta, por oficerë dhe shefa policia.
Sa i përket operacionit të fundit ku u arrestua dhe ish-efektivi Igli Haxhia, Dervishi tha se është një dosje e vjetër e pasuruar me elementë të tjerë por që është shumë e paqartë,
Për çdo dosje të madhe të hetuar dhe të zbardhur kemi nga një oficer policie të paktën të implikuar. Jo policë të rëndomtë, por shefa policie.
Që nga kreu i Operacionalet Bistri, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, Dedan Gjoni që kishte shëtitur gjithandej, dhe tek rasti i fundit Igli Haxhiaj, që në këtë kohë ka qenë i Operacionales, më pas ka kaluar tek Antiterrori.
Në kohën e këtyre përgjimeve janë të 2019 dhe Haxhiaj ka qenë tek Operacionalja, që ka lidhje me veprimet hetimore që bëhen me grupe të krimit të organizuar për lol9gari të policisë dhe SPAK.
Flasim për një sektor që ishte i rëndësishëm, por shteti nuk po e shihte, por krimi po përderisa kishte rekrutuar kreun. Një numër policësh dhe oficerësh kanë qenë të implikuar dhe një numër prej tyre ruanin Ervis Martinajn.
Dosja ka paqërtësi. Thotë gjykata jonë ka firmosur 21 urdhra, pastaj thotë italianët kanë marrë nën hetim 24 persona, 6 prej të cilëve janë në Shqipëri dhe 3 janë arrestuar. Më duket sikur përvec Igli Haxhiajt, më duket pak në hava si ngjarje, është dosje e vjetër e pasururuar me dosje të re, ku në qendër është grupi i durrsakëve, Troplinët. Kmei Visin e Pojës dhe vllain e vet.



